I riu, i cili ka rekord të mëparshëm për vjedhje dhe me qëndrim të parregullt në territorin italian, u arrestua këtë mëngjes në qytetin Italian të Xhenovas.
Ai e zbulua ndërsa po përpiqej të vidhte një shtëpi, së bashku me një bashkëpunëtor tjetër. Në Via Giglioli, dje, rreth orës 18.35, një banor dëgjoi zhurma që vinin nga kopshti i apartamentit ngjitur.
I trrembur ai njoftoi policinë të cilët shkuan menjëherë në vendngjarje duke nisur kontrollet. Hajdutët duke parë ardhjen e forcave të rendit, hodhën veglat dhe u përpoqën të arratiseshin nga pylli aty pranë.
Policia vazhdoi ndjekjen duke arrestuar njërin prej dy hajdutëve, të cilët goditën policët duke plagosur në këmbë njërin prej tyre.
Më pas, policia e Xhenovas arrestoi një 26-vjeçar shqiptar me akuzën e vjedhjes me forcë.