MENU
klinika

Dyndje makinash

Kapshticë/ Radhë të gjata përsëri për emigrantët

02.01.2019 - 15:27

Viti i ri e ka zënë me fluks doganën e Kapshticës. Si gjithmonë, pas përfundimit të festave të fundvitit në vendlindjen e tyre, emigrantët shqiptarë po përballen me pritjen dhe radhët e gjata në doganën e Kapshticës për të kaluar në tokën greke.

Kjo nuk është hera e parë dhe me të ftohtin e sivjetshëm vjen si më e zgjatur në kalvarin e gjatë të makinave që presin të kalojnë në tokën greke.

Raportohet se ka radhë të gjata të makinave që presin në të ftohtë në dalje të Shqipërisë.

Shqiptarët, pas pushimeve të vitit të ri me njerëzit e afërm, duan të kthehen sa më shpejt në punët e tyre për të mos humbur asnjë ditë.

“Në rrugën drejt Shqipërisë 2030!“

Rama, të dielën takim me shqiptarët në Londër

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës