MENU
klinika

Ishte koha e komunizmit...

Këndoi në Turqi, Kryetari i Bashkisë i kërkoi dorën për djalin

12.01.2019 - 17:34

Fatma Zyberi është këngëtare e njohur dhe e vlerësuar popullore.

E bija e të madhes, Hafsa Zyberit po aq e vlerësuar në këngën shqiptare.

Fatma Zyberi është njëra ndër këngëtaret tona më të shquara, zëri i së cilës filloi të dëgjohej me dëshirë të madhe që kur ishte në bankat shkollore, atëherë kur shihej se popullit tonë i vinte një talente e paparë e cila do të shkëlqente me dekada të tëra, me zërin e saj melodik që përjetohej me dashuri të madhe nga adhuruesit e shumtë nga të gjitha trevat shqiptare.

fatma-zyberi-konica.al_

Zëri i saj kishte filluar të transmetohej në valët e Radio Tiranës, bashkë me shumë këngëtarë të tjerë të shquar.

Ajo ishte ndër këngëtaret më të preferuara mbase për faktin se këndonte sipas shijeve të llojllojshme popullore.

Fatma Zyberi dhe Luan Zhegu , në fund të viteve ’70-ta, shkuan në Kosovë së bashku me Ansamblin shtetëror të këngëve dhe valleve popullore.

Dhe përshtypjen më të madhe e të jashtëzakonshme e la paraqitja e saj në një Koncert në Turqi gjatë vitit 1978 në të cilin merrnin pjesë edhe shumë këngëtarë dhe artistë të tjerë nga Shqipëria.

Fatma këndoi para një pubiku mbi tridhjetëmijë spektatërësh, e cila i kishte ndezur flakë zemrat njerëzore, në mesin e të cilëve kishte edhe shumë spektatorë me origjinë nga Kosova.

Madje nga rrëfimet thuhet se kur e këndoi Fatma atë këngë amfitetari i hapur u trondit. Aq bukur e këndoi sa të gjithë menduan se Fatma ishte turke.

fatma-zyberi-konica.al_

E kthyen tre herë. Entusiazëm i paparë. Dihet tashmë që kryetari i Bashkisë së qytetit i kërkoi Fatmës dorën për djalin e tij. Ku e dinte i shkreti se çbëhej në Shqipëri. Se besonin se si funksiononte në Shqipëri sisetmi komunist.

Arti i saj poliedrik muzikor posedon një forcë magnetike që të mbanë përherë pranë vetes, kurse ngrohtësia e përhershme e këngëve të saj është kapitull në vete.

Në Dhjetor 1975, Fatma Zyberi merr pjesë në Festivali i 14-të në RTSH me këngën “Të Më Rritesh Bujkesh”.

Në Dhjetor 1978, Fatma Zyberi merr pjesë në Festivali i 17-të në RTSH me këngën “Grurë Dhe Këngë”.

Në Dhjetor 1978, Fatma Zyberi merr pjesë në Festivali i 17-të në RTSH me këngën “Traktori Yne”.

Në Dhjetor 1980, Fatma Zyberi merr pjesë në Festivali i 19-të në RTSH me këngën “Lule Molle, Lule Ftua”.

Më poshtë gjeni disa këngë prej repertorit të saj:

Ah Pranvera – Fatma Zyberi
Buzë Adriatikut – Fatma Zyberi
Dashuria Si Rrufe – Fatma Zyberi
Dil Moj Goce Se Erdh Pranvera – Fatma Zyberi
Doli Goca Në Penxhere – Fatma Zyberi
E Bukura Jam Vetë Si Lulja Me Fletë – Fatma Zyberi
Fjala E Parë – Fatma Zyberi
Fryni Era U Çel Taraba – Fatma Zyberi
Grurë Dhe Këngë – Fatma Zyberi
Kanarina – Fatma Zyberi
Kënga E Kafes – Fatma Zyberi
Kënga E Metalit – Fatma Zyberi
Këngë Për Ganimete Tërbeshin – Fatma Zyberi
Kenge Tiranese – Fatma Zyberi
Kolazh – Fatma Zyberi
Kur Del Goca Ne Pazar – Fatma Zyberi
Lake Pupulake – Fatma Zyberi
Lul E Lum – Fatma Zyberi
Lule Molle, Lule Ftua – Fatma Zyberi
Mejrem – Fatma Zyberi
Moj Erlinë – Fatma Zyberi
Në Tiranën Tonë – Fatma Zyberi
O Gurbet, Gurbet I Zi – Fatma Zyberi
Përditë Goca Del Në Pazar – Fatma Zyberi
Po Filloj Me T’u Ankue – Fatma Zyberi
Rrallë Kam Pas Këso Bukurie – Fatma Zyberi
Rrushi I Kuq – Fatma Zyberi
Si M’ke Sytë M’ke Vetullat – Fatma Zyberi
Të Më Rritesh Bujkesh – Fatma Zyberi
Traktori Yne – Fatma Zyberi
Zemren Time Vesh Ma More – Fatma Zyberi;

 

/ Bionelda Skonja