Pothuajse të gjithë e ndjejmë gojën të thatë ndonjëherë. Por nëse ndiheni sikur keni pambuk në gojë vazhdimisht, mund të jetë koha për trajtim.
Goja e thatë, e njohur mjekësisht si kserostomia, ndodh kur ju nuk keni pështymë të mjaftueshme.
Por një gojë vazhdimisht e thatë mund të sinjalizojë një sëmundje ose gjendje të rëndë, prandaj është e rëndësishme të shkoni tek mjeku.
Dhe për shkak se goja e thatë mund të çojë në prishjen e dhëmbëve, duhet të shkoni edhe tek dentisti.
Goja e thatë mund ta bëjnë të vështirë të flisni, të përtypni dhe të gëlltitni dhe mund të ndryshojë shijen e ushqimit. Mund të shkaktojë edhe një dhimbje të fytit dhe frymën e keqe.
Ky problem mund të ndikojë tek njerëzit e çdo moshe, por njerëzit e moshuar janë veçanërisht të prekshëm.
Sipas raportit të Shëndetit Oral në Amerikë, goja e thatë është një efekt anësor i më shumë se 400 ilaçeve të recetave, të tilla si ilacet kundër depresionit, antihistaminet, relaksuesit e muskujve dhe medikamentet e tjera të gjakut.
Shkaqe të tjera të gojës së thatë përfshijnë:
*trajtimet e kancerit, të tilla si kimioterapia dhe rrezatimi i kokës ose qafës
*ndryshimet e hormoneve, të tilla si ato që ndodhin gjatë shtatëzanisë ose menopauzës
*probleme shëndetësore, të tilla si HIV / AIDS, diabeti dhe sindromi Sjögren, një sëmundje në të cilën sistemi imunitar i një personi sulmon indet e trupit, duke përfshirë gjëndrat që prodhojnë lagështi
*gërhitje ose frymëmarrje me gojë
Roli i Pështymës
Pështyma prodhohet nga tre gjëndra të mëdha në gojë (gjëndrat e pështymës) dhe luan një rol kyç në
*përtypje, gëlltitje dhe tretjen e ushqimit
*parandalimin e infeksionit në gojë duke kontrolluar bakteret
*parandalimin e prishjes së dhëmbëve
Pështyma është kryesisht ujë, por gjithashtu përmban enzima dhe lubrifikantë.
Enzimat ndihmojnë në tretjen e ushqimit dhe lubrifikantët bëjnë të folur, përtypur dhe gëlltitjen më mirë.”
Pështyma ndihmon në kontrollin e baktereve, të cilat kapen në sipërfaqen e dhëmbëve. Ata ushqehen me sheqer në ushqimin që hamë.
Një nënprodukt i sheqerit të metabolizuar është acid, i cili fillon të hajë në sipërfaqen e një dhëmbi . Pështyma neutralizon acidin dhe ndihmon të lajë grimcat e ushqimit. Nëse nuk ka pështymë të mjaftueshme, mund të shfaqen kavitete.
Trajtimet për Gojën e Thatë
Mjeku ose dentisti mund të rekomandojë shpëlarje dhe lageshtire, ose të përshkruajnë një pështymë artificiale.
I quajtur edhe zëvendësues i pështymës, pështymat artificiale janë të rregulluara nga si pajisje mjekësore. Ndryshe nga barnat , ato artificiale nuk kanë veprim kimik. Veprimi i tyre është mekanik. Ato lyejnë dhe lubrifikojnë gojën por nuk stimulojnë gjëndrat e pështymës për të bërë pështymë. ”
Pështymat artificiale vijnë në forma të ndryshme, duke përfshirë shpëlarje, spray, , xhel , dhe tableta që shpërndahen në gojë. Disa janë të disponueshme vetëm me recetë; të tjerët mund të blihen edhe vetë në farmaci.
Këshilla për Konsumatorët
*Nëse keni gojë vazhdimisht të thatë:
*Bisedoni me mjekun, i cili mund të ndryshojë medikamentet ose të rregullojë dozat.
*Bisedoni me dentistin dhe jepni një listë të barnave që merrni, si dhe të gjitha kushtet mjekësore ose trajtimet që keni pasur.
Këshilla për lehtësimin e gojës së thatë
*Pini ujë ose pije pa sheqer
*Shmangni irrituesit, siç janë alkooli, duhani dhe kafeina
*Përtypni çamçakëz pa sheqer ose karamele pa sheqer.
*Shmangni ushqimet e kripura ose me erëza, të cilat mund të irritojnë gojën.
*Konsideroni përdorimin e zëvendësuesve të pështymës.