MENU
klinika

Gabimet drejtshkrimore

Këshilli i Ambasadorëve të Shqipërisë nuk njeh gjuhën shqipe. Ja gafat e tyre

11.01.2019 - 21:38

Debatit të ashpër politik mes Kryeministrisë dhe Presidencës në lidhje me dekretin e Gent Cakaj për postin e ministrit të Jashtëm, iu përfshi sot edhe Këshilli i Ambasadorëve të Shqipërisë.

Përmes një deklarate për shtyp, ky këshill, kritikoi kryeministrin Edi Rama për mungesë transparence, madje i kërkoi qeverisë që të gjejë një kandidat tjetër për postin që prej vitesh mbajti Ditmir Bushati.

Vetëkuptohet që kur flasim për Këshillin e Ambasadorëve të Shqipërisë, anëtarët e tij janë akademikë dhe profesorë të shquar, por duket se deklarata që ata shpërndanë për mediat është e nxituar, jo për qëndrimin e tyre, por për gabimet drejtshkrimore.

Edhe pse përbërja e këtij këshilli përmban intelektualë dhe përfaqësues të lartë, duket se deklarata e tyre ka probleme me gjuhën shqipe.

Siç e shikoni në fotot e mëposhtme janë të shumta gabimet drejtshkrimore, të cilat nxjerrin në pah një mungesë të theksuar të njohjes së gjuhës shqipe.

Mesa duket Këshilli i Ambasadorëve të Shqipërisë, duhet të tregohet më i kujdesshëm me publikimin e qëndrimeve të tyre zyrtare, jo për qëndrimin e tyre, por për drejtshkrimin.

Gabimet drejtshkrimore:

Ministrit, ministrit, herë me të madhe e herë me të vogël

së OKB-së- të OSBE-së

Europë- Evropë

së përshtatshme- të përshtatshme

vitin2020- vitin 2020

Me kryesoret- Më kryesoret

veçanërsisht- veçanërisht

zëvendministrit- zëvendësministrit

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Jozefina Topalli caktohet si drejtuese politike!

Tomorr Alizoti merr vendin e Ervin Salianjit në Elbasan!

Ministri i Financave: Do realizohet paralelisht me…

“Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme, nuk do të bëhet këtë vit”

“Kush do të merret me llafe le të merret…”

Zyrtarisht nën hetim nga SPAK, reagon Benet Beci