MENU
klinika

Ish-kampioni i boksit

Klitschko: Rikthehem në ring vetëm për…

15.01.2019 - 17:39

Në fakt, është folur shumë kohët e fundit për një rikthim të tij. Por revista e famshme “Sports Illustrated” ka hedhur poshtë mundësinë e rikthimit në ring të boksierit ukrainas Wladimir Klitschko për të dueluar ndaj britanikut Dillian Whyte.

Ish-kampioni i botës në peshën e rëndë, tashmë 42 vjeç, mund të rikthehet në ring vetëm për një duel të madh, atë ndaj Anthony Joshua.

Ky i fundit do të mbrojë titujt kampionë bote në peshën e rëndë më 13 prill, në stadiumin “Wembley”. Klitschko, 64 fitore e 5 humbje në karrierën e tij, zyrtarisht u tërhoq nga sporti në gusht të vitit 2017, 3 muaj pas humbjes ndaj Anthony Joshua.

klitschko joshua
klitschko joshua

Ndërkohë që, më parë pati humbur edhe duelin me Tyson Fury (nëntor 2015), ku dorëzoi edhe titujt kampionë bote, që i mbante prej 10 vitesh.

Ukrainasi nuk preferon një duel ndaj një boksieri “anonim”, sipas tij, por kërkon një sfidë të madhe, siç është ajo ndaj Joshua, rivali i tij i fundit.

Mësohet se Wladimir Klitschko ka raportuar te mediat se lajmi i një dueli të tij me Whyte është një “fake news” (lajm i rremë). Klitschko, kampion olimpik me Ukrainën në “Atlanta 1996”, ka mbajtur të gjithë titujt kampionë bote të peshës së rëndë, në kategoritë IBF, IBO, WBA e WBO.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Video e postuar nga ish-kampioni

Wladimir Klitschko nuk harron reflekset në boks


Shkëlqejnë 3 futbollistë të Kombëtares

Legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”