MENU
klinika

Postimi

Koalicioni parazgjedhor në Komunën Tuz/ Meta: Veprim i mençur

30.01.2019 - 19:09

Presidenti Ilir Meta, nëpërmjet një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, përshëndeti arritjen e marrëveshjes për një kualicion të përbashkët parazgjedhor për zgjedhjet lokale të 3 marsit në Komunën e Tuzit, nga udhëheqësit politikë shqiptar në Mal të Zi.

Meta e quajti veprim të mençur arritjen e marrëveshjes të udhëheqësve politikë shqiptar në Mal të Zi dhe shtoi se ajo është një hap konkret në fitoren dhe drejtimin e Komunës së Tuzit.

“E përshëndes vendimin e mençur të udhëheqësve të subjekteve politike shqiptare në Malin e Zi për arritjen e marrëveshjes për formimin e një koalicioni të përbashkët parazgjedhor për zgjedhjet lokale të 3 marsit në Komunën e Tuzit.
Duke u uruar suksese në këtë garë elektorale, jam besimplotë se kjo marrëveshje është një hap në drejtimin e duhur për fitoren dhe drejtimin e Komunës së Tuzit përmes bashkëpunimit por edhe bashkëjetesës shembullore me malazezët dhe me të gjithë grupimet e tjera etnike”, shkruan kreu i shtetit.

Komuna e Tuzit është krijuar pas shumë vitesh nga qeveria malazeze edhe me kërkesë së Tiranës zyrtare