MENU
klinika

Europiani, Volejboll Femra

Kombëtarja humb edhe në Austri, 5 radhazi

05.01.2019 - 20:17

Tjetër humbje për kombëtaren e femrave në volejboll, teksa është mundur sot pasdite 3-0 nga Austria, ndeshje e zhvilluar në Graz të Austrisë, e vlefshme për Grupin B eliminator të Kampionatit Europian.

Kjo është humbja e pestë e kombëtares kuqezi në këtë event në po kaq takime të luajtura, duke u pozicionuar në vendin e fundit. Një humbje që pritej, deri diku edhe në këto shifra, duke parë që Shqipëria deri më tani nuk ka fituar asnjë set në këtë Europian.

Ndeshja dhuron pak emocion vetëm në startin e setit të parë, me vajzat kuqezi që rivalizojnë në pikët e para dhe më pas loja kthehet në një stërvitore për Austrinë. Volejbollistet vendase fitojnë me lehtësi 25-13 setin e parë, duke mos e ulur ritmin.

volejboll shqiperia femra
volejboll shqiperia femra

Seti i dytë ka të njëjntin fat si i pari, me Austrinë që komandon në fushë e fiton 25-9. Kjo situatë nuk ndryshon as në setin e tretë, që ka disi më shumë rivalitet në mesin e tij, por ashtu si dy të parët dominohet nga vendaset, që fitojnë 25-20.

AUSTRI – SHQIPËRI 3-0 (25-13, 25-9, 25-20)

Austria: Duvnjak, Teufl, Bajde, Wallner, Holzer, Epure, Muller, Chrtianska, Maros, Markovic, Schmit, Nesimovic, Galic, Oiwoh. Trajnere: Svetlana Ilic

Shqipëria: Hasku, Qershia, Fagu, Xheka, Molla, Picaku, Beshiri, Bego, Rexhepi, Kushi, Shehi, Dodani. Trajner: Altin Martiri

Gjyqtarë: Zdravko Jarisa (Bosnjë), Hatice Ozsmen (Turqi)

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN