MENU
klinika

Çështja 'Cakaj'

Komision Hetimor për DSIK, pranohet në parim kërkesa e opozitës

15.01.2019 - 12:40

Është pranuar në parim nga Konferenca e Kryetarëve kërkesa e PD dhe LSI-së për ngritjen e një komisioni hetimor pë DSIK.

Ky komision u kërkua nga opozita për të hetuar mënyrën se si u pajis me certifikatë sigurie Gent Cakaj.

Gjatë fjalës së tij kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla mëësohet se ka thënë se janë dakort në parim me çdo kërkesë që vjen nga opozita.

Jemi dakord në parim me çdo kërkesë që vjen nga opozita, por vendimi të jetë në koherencë me ligjin për komisonet hetimore. Vendimet përkatëse të gjykatës kushtetuese dhe legjislacionin rregulltator për informacionin e klasifikuar”.

Edhe deputeti demokrat Edi Paloka teksa ka komentuar këtë vendim ka tënë se sipas tij parlamenti është jashtë funksionit prej kohësh.

Ky Parlament prej kohesh është jashtë funksioneve të tij. Praktikisht Parlamenti nuk funksionon më. Jam i detyruar të kërkoj për herë të dytë shtyrjen e afatit të komisionit hetimor Tahiri sepse dy institucionet kryesore që lidhen me hetimet , Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e përgjithshme e Policisë prej kaq kohësh nuk kanë sjellë asnjë dokument apo informacion nga ata të kërkuar prej komisionit.

Edhe pas ndërrimit të Xhafajt me Lleshin ka vazhduar i njëjti qëndrim që përforcon bindjen se kemi të bëjmë me një qëndrim të përcaktuar, të urdhëruar nga Rama për bllokimin e hetimeve. Kjo është një shkelje jo vetëm e ligjit per komisionet hetimore por dhe vepër penale.

Por ajo qe është edhe më e rëndë, ka të bëjë me daljen krejtësisht jashtë funksioneve të këtij Parlamenti për të cilin nuk pyet më as Lleshi i Ramës në Ministrinë e Brendshme”, tha Paloka.