MENU
klinika

Deklarata

Komisioni i Ligjeve: Jo seancë të veçantë për Bujar Sheshin!

29.01.2019 - 17:40

Komisioni i Ligjeve nuk do të mblidhet në seancë të veçantë për të dëgjuar drejtuesit e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit për çështjen “Sheshi”.

Ishte Komisioni i pavarur për monitorimin e zbatimit të refromës në drejtësi, që e bëri këtë rekomandim por  kryekomisioneri i Ligjeve tha se kjo çështje do të ngrihet vetëm në rastin kur Autoriteti i Dosjeve do raportojë për aktivitetin vjetor, për të cilin ende nuk ka një datë.

I pyetur se çdo të ndodhë me fatin e prokurorit Bujar Sheshi, për të cilin dokumentet e publikuara e shfaqin si ish-bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit, Ulsi Manja deklaron se vendimmarrja i takon Gjykatës.

Anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ka dekaruar zyrtarisht se për asnjëherë nuk ka bashkëpunuar me Sigurimin dhe se gjithçka është sajesë politike që përmes tij të goditet KLP dhe organet e reja të drejtësisë.