MENU
klinika

Vettingu

Konfirmohet në detyrë kreu i Prokurorisë së Vlorës, Altin Binaj

23.01.2019 - 10:35

Kreu i Prokurorisë së Apelit në Vlorë, Altin Binaj ka kaluar “sitën” e Vetting-ut duke i konfirmuar në detyrë.

Trupa gjykuese për seancën e Binaj është e përbërë nga Genta Tafa Bungo, Pamela Qirko dhe Xhensila Pine.

Rivlerësimi për Binajn është bërë për tre kriteret, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aftësive profesionale.

Përsa i përket kontrollit të figurës, DSIK e ka parë si të përshtatshëm prokurorin Binaj për vazhdimin e detyrës.

Ndërsa lidhur me pasurinë, ILDKPK ka bërë me dije se Binaj ka bërë deklarim të saktë të pasurisë, ka burime financiare të justifikuara dhe s’ka deklarim të rremë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Komisioni i Pavarur i Kualifikimit

Vettingu/ Konfirmohet në detyrë Bujar Shoshi