MENU
klinika

Detajet

Korçë/ Ky është viktima që u vra pas sherrit në lokal

18.01.2019 - 08:48

Në orët e vona të mbrëmjes një 35-vjeçar është vrarë dje me armë zjarri në qytetin e Korçës.  Shtetasi Altin Balliu , 35 vjeç, u qëllua me armë gjatë një sherri në lokal duke gjetur vdekjen në vend.

Sipas policisë dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti që viktima ka pasur me autorin e ngjarjes.

Balliu ishte nga fshati Slabinjë i Pogradecit, ndërsa ndodhej në lokal me miq e shok të tij. Policia deklaroi se ka identifikuar autorin e ngjarjes dhe po punon për kapjen e tij.

Mësohet se makina luksoze e viktimës është me targa AA947VA.

Sipas burimeve nga grupi hetimor autori ka qëlluar fillimisht me një plumb makinën e viktimës.

30-vjeçari ka dalë nga makina, autori e ka ndjekur dhe e ka qëlluar me plumb në kokë dhe në trup duke e lënë të vdekur.

Trupi i viktimës u gjet nga banorët në mes të një blloku banimi.

Lëvizje e shtuar në Kapshticë

Emigrantët kthehen për festat e fundvitit

Korça, Tirana, Vlora e Shkodra destinacionet më të preferuara

Të huajt zgjedhin Shqipërinë për festat e fundvitit!

Nëna kërkon ndihmë nga policia

Zhduket në rrethana misterioze 16-vjeçari

150 familje mbeten pa energji elektrike

Rikthehet dëbora në juglindje të vendit