MENU
klinika

Flet Bugajski

‘Kosova të bëjë kujdes në dialog, mund të mashtrohet’

26.01.2019 - 11:08

Në një intervistë për analisti dhe eksperti amerikan për çështjet e Ballkanit, Janusz Bugajski deklaron se Kosova duhet të jetë jashtëzakonisht e kujdesshme gjatë procesit të dialogimit, duke mos përjashtuar mundësinë e mashtrimit në bisedime.

Mungesa e konsensusit për çështjet jetike si dialogu në spektrin politik të Kosovës mund ta dëmtojë procesin, por edhe të ardhmen e saj. Kujtoj se tani kur dialogu intensifikohet do të dimë më shumë për këtë proces. Sidoqoftë, procesi i negociatave duhet të jetë maksimalisht transparent, kurse qytetarët e Kosovës duhet të jenë më këmbëngulës për këtë transparencë.”- shprehet Bugajski ndërsa thekson se nuk është në dijeni të ekzistencës së ndonjë dokumenti ku përmendet ndarja, copëzimi i Kosovës apo shkëmbimi i territoreve me Serbinë.

Eksperti amerikan thekson se SHBA-të duhet të përfshihet më shumë në proceset për dhe rreth Kosovës, por këtë mund ta bëjë atëherë kur marrëveshja është afër. Ai tha se SHBA nuk e ka ndryshuar qëndrimin për objektivin primar në raport me Prishtinën, atë se Kosova duhet të jetë shtet stabil.

Kosova duhet të jetë pjesë e organizmave ndërkombëtarë, por ajo duhet të jetë e vëmendshme sepse çdo tentim për ndarje të territorit apo ndryshimit të kufijve në Ballka, do të mund të përdoret nga Rusia për interesa të saj, e jo për interesat e rajonit”, -tha Bugajski.

Analisti amerikan thotë se është në dijeni për divergjencat mes Presidentit të Kosovës dhe kryeministrit të saj, siç është në dijeni për divergjencat mes koalicionit qeverisës dhe një pjese të opozitës në raport me skenarët e mundshme që mund të rezultojnë nga marrëveshja eventuale mes Kosovës e Serbisë.

Mungesa e konsensusit për çështje kaq të rëndësishme, siç janë kufijtë, mund të dëmtojnë jo vetëm procesin e dialogut por edhe të ardhmen e saj”, -ka nënvizuar Bugajski.