MENU
klinika

Zgjedhjet vendore

KQZ apel partive politike: Afatet, sanksionet dhe detyrimet

04.01.2019 - 11:36

Në një kohë kur kanë ngelur edhe pak muaj nga zgjedhjet vendore të 30 qershorit, Komisioni i Qendror i Zgjedhjeve ka një apel për partitë politike.

Në një dalje publike, zëdhënësja e KQZ-së Drilona Hoxhaj në emër të institucionit që përfaqëson, iu bëri thirrje partive që të regjistrohen në këtë proces.

Sipas KQZ, afati për regjistrimin që iu është lënë në dispozicion partive është 21 prilli.

drilona hoxhaj kqz-konica.al

Ndërkohë për regjistrimin e koalicioneve, si afat i fundit është lënë 1 maj, ndërsa deri më 13 maj duhet të dorëzohen listat me kandidatë për këshilltarë.

Mes të tjerash KQZ bën me dije se fushata zgjedhore do të nis më 31 maj, ndërsa i ‘tërheq veshin’ partive që mos të nisin fushatën para kësaj date.

Po ashtu KQZ paralajmëroi partitë se do të merren sanksione ndaj tyre nëse nuk respektohet transparenca.