MENU
klinika

Huaja e re në rënie

Kreditë për biznese, më të pakta?

13.01.2019 - 14:59

Biznesi në ditët e sotme po përballet me sfida ekonomike sa i përket portofolit të kredisë për biznese e normave të interesit të cilat paraqesin luhatje në treguesit ekonomik. Kështu duke filluar nga viti i kaluar, kreditë e dhëna nga sistemi banker ishin më të pakta, duke sjellë jo pak vështirësi për bizneset shqiptare. Sipas Bankës së Shqipërisë, gjatë 11 mujorit të vitit 2018 kredia e re për biznesin ra në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ku nga 171 miliardë lekë pësoi një rënie me 15 miliardë lekë ose rreth 8%.

Rënie të kredisë në vendin tonë pësuan thuajse të gjithë sektorët ekonomik me përjashtim të tregtisë. Kjo e fundit pësoi rritje krahasuar me një vit më parë në afro 16% duke arritur në një shumë prej 94 miliardë lekë, thënë ndryshe më shumë se gjysma e kredisë së re të dhënë për biznesin gjatë periudhës, duke lënë të kuptohet se tendenca për ti çuar sektorët tanë ekonomik drejt një modeli të ri ekonomik nuk është gjë tjetër veçse një ëndërr me sy hapur.

 Rënia e kredisë për bizneset gjatë këtyre viteve ka ardhur si pasojë e mbiçmimit të lekut i cili ka ulur vlerën e kredisë të konvertuar në euro duke shkaktuar luhatje në kursin e këmbimit.

Kreditimi i biznesit ngelet një nyje e pazgjidhur, e evidentuar kjo shpesh edhe nga Banka e Shqipërisë, ku bankat duket se janë djegur shpesh nga norma e lartë e moskthimeve të kredive nga bizneset në vend.

Sipas të dhënave statistikore të publikuara nga Banka e Shqipërisë, teprica e kredisë në ekonominë shqiptare ishte rreth 535 miliardë lekë shifër kjo e njëjtë me atë të gjashtë viteve më parë. Kredia e re deri në fund të nëntorit 2018  për industrinë përpunuese ka rënë me 11% ndërsa ajo për sektorin e energjisë me mbi 80%. Njëkohësisht edhe kredia për  ndërtimin paraqitet në rënie, me 15 më pak krahasuar me një vit më pare. Situatë e cila po e bën sistemin ekonomik në vend më të ndërlikuar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shtatë vjet në rënie

Ja sa kredi ka marrë biznesi i madh