MENU
klinika

Kriza

Kriza e “Germania”-s, godet edhe Zvicrën

11.01.2019 - 16:12

Linja ajrore gjermane ka nevojë për para. Një shitje e grupit, i cili gjithashtu përfshin një linjë zvicerane, është në debat e sipër.

Që nga fundi i Air Berlin në tetor 2017, “Germania” mund të quhet kompania e dytë ajrore më e madhe në Gjermani. Dhe tani numri dy lufton me probleme të ngjashme që dikur solli konkurrentin e tyre në gjunj. “Germania” ka probleme financiare akute.

Në një njoftim për shtyp, mbrëmjen e së martës, “Germania” shkroi se është duke shqyrtuar “aktualisht disa opsione të financimit për të siguruar nevoja afatshkurtra për likuiditet”. Bëhet fjalë për “pyetje qendrore se si të vazhdojmë të jemi të fuqishëm si një kompani e mesme, në një mjedis tregu që karakterizohet nga linjat ajrore me struktura grupore”.

Nëse përkthehet, do të thotë: Pas falimentimit të Air Berlin, grupe të mëdha të tilla si simotra Swiss e Lufthansa grupit apo British Airways IAG dhe linjat me kosto të ulëta të Ryanair dhe Easyjet, fituan fuqi të ndjeshme në treg dhe konkurrentët më të vegjël, të tillë si “Germania”, i kanë vënë nën presion të fortë, shkruan “Der Bund”, shkruan albinfo.ch.

Siç raporton portali profesional Aerotelegraph, kompania në dhjetor kontaktoi disa investitorë potencialë. Deri në fund të dhjetorit, Germania dëshironte 20 milionë euro për të mbajtur sipërmarrjen. Por, kërkimi ishte i pasuksesshëm. Se si “Germania” do ta zgjedhë problemin në afat të shkurtër, mbetet e paqartë.

Kompania i takon avokatit Karsten Balke, i cili gjithashtu vepron si drejtor menaxhues, nëpërmjet një kompanie investimi, shkruan “Der Bund”, përcjell albinfo.ch. Nëse “Germania” mund të përballojë presionin për një kohë të gjatë, është e diskutueshme. Ndër opsionet e provuara nga kompania, sipas raportit të medias, është edhe shitja e grupit.

Këtu përfshihet edhe linja ajrore gjermane, një degë simotër në Bullgari dhe kompania zvicerane Germania Flug AG, shkruan “Der Bund”, përcjell albinfo.ch. Kompania, me seli në Glattbrugg, u themelua në vitin 2014 dhe punëson rreth 120 persona. Germania Flug i përket 40 për qind ndërmarrjes gjermane, aksionet e mbetura mbajnë investitorë privatë.

Linja ajrore operon me dy avionë të linjës së mesme Airbus A319 dhe një Airbus A321. Nga Cyrihu aeroplanët fluturojnë në destinacionet e pushimeve në Mesdhe dhe në rajonin e Ballkanit.

Zyra Federale e Aviacionit Civil (Bazel) është përgjegjëse për mbikëqyrjen e Swiss Flug. Siç raporton “Handelszeitung”, operatori turistik zviceran, Hotelplan, ka ndaluar shitjen e biletave ajrore, shkruan “Der Bund”, përcjell albinfo.ch. Sikurse Germania gjermane ashtu dhe simotra zvicerane theksojnë se operacioni do të mbajë normalen dhe do të realizohen të gjitha fluturimet siç janë planifikuar.