MENU
klinika

Deklarata

Kryemadhi fton qytetarët: Protestoni me ne në 16 shkurt

24.01.2019 - 18:00

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi pati sot një takim me strukturat e LSI në Kavajë.
Gjatë fjalës së saj Kryemadhi u kërkoi qytetarëve që të marrin pjesë masivisht në protestën e 16 shkurtit. Sipas Kryemadhit, situata aktule e vendit është alarmante dhe e cilësoi largimin e kryeministrit Rama një mision kombëtar.

“Protestat e 16 shkurtit nuk fillon dhe nuk mbaron në 16 shkurt. Janë bizneset e vogla që po mbyllen për shkak të taksave. Është protesta e naftëtarëve, e minatorëve, e mësueseve, infermierive dhe mjekëve që po largohen nga vendi. Është protesta e pensionisteve. 16 shkurti do jetë një datë që do mblidhemi të gjithë pa dallime politike. Situata në të cilën gjendet Shqipëria është alarmante. 80% e popullit të Kavajës kanë njerëzit e tyre në emigrim. Pjesa më e madhe e familjeve mbahet me paratë e djemve emigrantë. Shqipëria hap negociatat në qershor, por qe të hapen këto negociata duhet të plotësohen disa reforma” tha Kryemadhi

Kryetarja e LSI shtoi më tej se problemi i mos hapjes së negociatave është kryeministri Edi Rama ku sipas saj, ky i fundit ka marrë peng Partinë Socialiste dhe Shqipërinë.

“ Çdo ditë e më shumë po e kuptojmë se problemi tek mos hapja e negociatave qëndron tek një njeri i vetëm që ka marrë peng PS dhe qeverinë dhe ky është Edi Rama. Shqipëria është një vend në mes të Evropës dhe për ta pasur Shqipërinë në BE nuk kemi zgjedhje tjetër, por të largojmë Edi Ramën. Largimi i këtij njeriu është mision kombëtar, pasi ky njeri grabit njerëzit çdo ditë”– shtoi ajo.