MENU
klinika

Komunikimi me aleatët

Kryemadhi kritikon opozitën: 17 deputetë në Tiranë, vetëm 2 tek Unaza e Re

14.01.2019 - 21:52

Kryetarja e LSI-së u shpreh kritike ndaj deputetët të PD-LSI në Tiranë lidhur me Unazën e Re.

Kryemadhi tha se nga 17 deputetë që ka opozita vetëm Balliu dhe Braimllari shihen përkrah banorëve.

“Humori i opozitës varet nga lëvizja në terren e të gjithë deputetëve të opozitës. Tek Unaza e Re shikojmë vetëm dy deputetë kur opozita ka mbi 17 deputetë në Tiranë. Shikojmë vetëm Klevis Balliun dhe Endrit Braimllarin.

Janë dhe shumë deputetë që duhet të shkojnë atje në suport të banorëve të Unazës. Kemi shumë deputetë si nga PD dhe LSI që duhet të shkojnë në zonat e tyre. E dimë shumë mirë se ata nuk kanë çfarë tu thonë por është gjëja më e mirë që deputetët të shpërndahen, të takohen.”

kryemadhi-konica.al

Sipas Kryemadhit, Unaza e Re është një aferë e hapur dhe korruptive.

“Kemi parë sesi ka dalë ritenderimi i Unazës së Re, por akoma nuk kemi parë kush janë fajtorët dhe nuk kemi parë në bankën e të akuzuarve shkaktarët e vjedhjes së 18 mln eurove, nuk kemi parë në bankën e të akuzuarve si bëhet një tender kur nuk ka projekt, si mund të fitojë tenderin apo projektin ai që ka bërë projekti.Katër nga kompanitë që kanë hyrë sot në ritenderim në Unazën e Re janë që kanë marrë koncesione nga Edi Rama dhe akoma nuk kanë bërë 10% jo më 70%.Zullumi është aq i madh sa po na duket si libri “Njëmijë e një net”.”

Edhe pse javët e fundit nuk është parë te selia e PD, Kryemadhi thotë se është në komunikim me aleatin Basha.

Vazhdojmë komunikimin në telefon, kemi folur nga 3-4 herë në ditë.Por kam qenë në lëvizje në gjithë Shqipërinë dhe Basha ka zgjedhjet në parti.

Opozita ka një axhendë shumë të qartë. Të gjithë ishin skeptikë për 2018 por mos harrojmë që kemi një lëvizje të opozitës që sot ne kemi Ministër të Brendshëm të larguar dhe 7 Ministra të tjerë dhe një Ministër të Jashtëm që është dhe Kryeministër. Është një luftë shumë e egër.”

Kryemadhi sqaroi edhe bashkimin e votave të këshilltarëve të LSI me PS për kalimin e buxheteve në bashkitë e vendit.

“Në Durrës dy këshilltarët e LSI kanë qenë kushërinjtë e Spartak Brahos, në Lushnje nuk ka qenë asnjë këshilltar i LSI, në Elbasan kanë vajtur të gjithë këshilltarët e LSI sepse bashkia Elbasan të gjitha kërkesat që kishte bërë grupi ishin marrë parasysh. Dhe këshilltarët e PD kanë votuar pro në komisione. Ne kemi kushërirën e Lorenc Vangjelit këshilltare në Korçë, mos prisni të jetë me LSI.”