MENU
klinika

Deklarata

Kryemadhi paralajmëron: Do kemi zgjedhje të parakohshme

20.01.2019 - 11:58

Në një takimi me strukturat e partisë në Skrapar, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka bërë një paralajmërim për zgjedhje të përgjithshme.

Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi tha se data e dekretuar për zgjedhje, nuk do të jetë vetëm për zgjedhje lokale, por edhe për zgjedhje të përgjithshme.

Kemi një datë të dekretuar për zgjedhje lokale, por ajo datë nuk do jetë vetëm për zgjedhje lokale, do jetë dhe për zgjedhje të përgjithshme, pasi shqiptarët nuk mund të qeverisen nga një qeveri e korruptuar”, u shpreh kryetarja e LSI.