MENU
klinika

Takimi me strukturat e LSI-së

Kryemadhi thërret qytetarët e Kamzës në protestën e madhe

23.01.2019 - 19:07

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me strukturat në Kamëz.

Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi u shpreh se qeveria diskriminon Kamzën dhe u bëri thirrje të gjithë qytetareve që të marrin pjesë ne protestën e opozitës në 16 shkurt.

Kryetarja e LSI tha se duhet rrëzuar ky sistem i kalbur që mbahet gjallë për shkak të varfërisë së shqiptarëve.

monika kryemadhi-konica.al

“Banorët e Kamzës janë njëlloj si Rama dhe deputetët që janë në Kuvend. Qytetarët e Kamzës nuk mund të kenë doktoratura si puna ime, por kanë një zemër të madhe. Le të fillojë organizmi i LSI për protestën e 16 shkurtit. Të nisë nga kjo bashki që ka pasur revoltën kundër padrejtësive. Sot më shumë se kurrë ne kemi nevojë për solidaritet.

Kemi nevojë për solidaritet njerëzor për të rrezuar këtë sitstem që grabit qytetarët dhe pasurohet duke vjedhur paratë e të varfërve. Ky sistem që po e kthen vendin në diktaturë të krimit dhe të drogës. Prandaj ne nuk do të ndalemi. Në çdo qytetet të ngrihemi të gjithë ndaj këtij sistemi të kalbur që mbahet gjallë sepse janë shqiptarët e varfër. Opozita e bashkuar ka arsye për të mos u ndaluar”– tha Kryemadhi.