MENU
klinika

Deklarata

Kryemadhi thirrje strukturave: Bëhuni gati për Revolucion

18.01.2019 - 12:51

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi iu ka bërë thirrje strukturave në qarqe të mos presin më por të bëhen gati për revolucioni.

Në një takim me Komitetin Drejtues Kombëtar, kryetarja e LSI-së tha se të rrëzosh dhe të largosh këtë kryeministër është të krijosh shanse të barabarta për të gjithë shqiptarët.

kryemadhi-konica.al

Jemi të vendosur më shumë se kurrë për të ardhmen e fëmijëve të shqiptarëve. Jemi të vendosur për të kthyer Shqipërinë në shtëpinë e shqiptarëve. Do e vendosim aksionin politik aty ku duhet dhe t’u kthejmë dinjitetin shqiptarëve.

Komisionieri Hahn kërkon hapur dhe ka nxjerrë kush është problemi i zvarritjes së dialogut politik dhe i reformave në Shqipëri dhe i kërkoi hapur Ramës. Dua që të bëj një sqarim të thjeshtë për sa i përket anëtarëve të komiteti drejtues nga qarqe jashtë Tiranës, nuk ka më pritje, bëhuni gati për revolucion, protesta, revolta koncerte, çfarë të doni ju. Nuk ka më kohë për të pritur”, deklaroi Kryemadhi.

“Nga Gjykata presim pezullimin e dënimit me burg”

Avokati i Salianjit tregon gjendjen e deputetit

Kush do ta drejtojë xhaminë më të madhe në Ballkan

Hapet “Namazgjaja”, inaugurohet nga Rama dhe Erdogan!

“Bëni armët gati dhe qëlloni në mish“

Mark Nika zbulon regjistrimet e gardistëve të 21 Janarit