MENU
klinika

Produktet serbe

Kryeministri thotë se s’guxojnë ta heqin taksën

12.01.2019 - 17:18

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar sërish vendimin e Qeverisë së tij për vendosjen e taksës ndaj produkteve serbe. Ka deklaruar se po sheh fushatë që ka për synim të dëmtojë këtë vendim. Por, ka thënë se nuk guxojnë ta largojnë taksën.

Sa i përket taksës për mallrat ndaj Serbisë, Haradinaj ka thënë se sheh se ka nisur një fushatë për ta dëmtuar vendosjen e taksës. Madje, Haradinaj ka deklaruar se e di edhe prej nga po vjen kjo fushatë.

Por, ka thënë se nuk guxojnë ta largojnë taksën.
“Pra është një fushatë qysh me tregu se taksa nuk është bash qashtu, u bo për do qëllime tjera. Pra ja ka nis njëfarë fushate, ne dimë prej nga vjen. Çka do që hyn në Kosovë, ne kemi Doganë në krejt vendin, pos nëse e qesin në shpinë e atë s’kemi qysh me ua ndalu… po na e dimë prej nga vjen, çka vjen… nuk hyn mall as i Rusisë, as i dikujt tjetër”, ka thënë Haradinaj, suke shtuar se kjo fushatë, sipas tij e orkestruar po bëhet për ta zbeh çështjen e taksës.

B”E për të na thënë hiqeni. E ne nuk guxojmë me e heq, se ju thash, ne jemi të detyruar me ju kthy vetes”, ka thënë Haradinaj.

"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi