MENU
klinika

Trajtimet

Kujdes! Obeziteti mund të shkaktojë probleme serioze!

22.01.2019 - 14:50

Sindromi i hipoventilimit të obezitetit është një çrregullim i frymëmarrjes që prek disa njerëz që janë diagnostikuar me obezitet.

Sindroma bën që të keni shumë dioksid karboni dhe shumë pak oksigjen në gjak . Nëse kjo nuk trajtohet, mund të çojë në probleme shëndetësore serioze dhe madje edhe kërcënuese për jetën.

Nuk është e qartë pse sindroma e hipoventilimit prek vetëm disa njerëz që kanë obezitet dhe jo të gjithë.

Yndyra shtesë në qafë, gjoks ose në bark mund ta bëjë të vështirë të frymëmarrjen e thellë dhe trupi mund të prodhojë hormone që ndikojnë në frymëmarrjen normale. Shumica e njerëzve që kanë këtë sindromë kanë edhe crregullime të gjumit.

obeziteti-konica.al

Për të parandaluar këtë gjendje duhet ruajtur një peshë e shëndetshme. Nëse jeni diagnostikuar me obezitet, mjeku mund t’ju testojë për sindromën e hipoventilimit të obezitetit duke matur oksigjenin e gjakut ose nivelin e dioksidit të karbonit.

Nëse jeni të prekur nga kjo sindromë, mund të ndiheni të ngadaltë ose të përgjumur gjatë ditës, keni dhimbje koke ose vështirësi në frymëmarrje, gërhitje me zë të lartë, mbyteni, gulçoni, ose keni probleme të frymëmarrjes gjatë natës.

Simptomat mund të përkeqësohen me kalimin e kohës. Komplikimet e sindromës së hipoventilimit të obezitetit përfshijnë :

Hipertensionin pulmonar; probleme me zemrën, vështirësi në frymëmarrje, etj.

obeziteti-konica.al

Për të diagnostikuar sindromën mjeku do të masi peshën dhe lartësinë, llogarit dhe indeksin e masës trupore (BMI) dhe perimetrin e belit dhe të qafës. Mjeku mund të kryejë teste të tjera të tilla si testet e funksioneve të mushkërive, studimet e gjumit, një rreze X në gjoks, ose një analizë gjaku .

Testet e gjakut ndihmojnë në përjashtimin e shkaqeve të tjera ose përdoren për të planifikuar trajtimin.

Nëse jeni diagnostikuar me sindromin e hipoventilimit të obezitetit, mjeku mund të rekomandojë ndryshime të shëndetshme jetese, të tilla si arritja e një peshë të shëndetshme dhe të qenit fizikisht aktiv. Mund të keni nevojë për një aparat që rregullon presionin e rrugëve të frymëmarrjes (CPAP) ose pajisje të tjera që ndihmojnë në mbajtjen e rrugëve të frymëmarrjes të hapura dhe rritjen e nivelit të oksigjenit në gjak.

Trajtime të tjera mund të përfshijnë kirurgjinë ose ilaçe.

Për të parandaluar komplikime, përdorni pajisjen CPAP sipas udhëzimeve dhe vazhdoni me ndryshimet e shëndetshme të jetesës së rekomanduar nga mjeku. Tregojini atij rreth shenjave dhe simptomave të reja, të tilla si ënjtje rreth kyçit tuaj, dhimbje në gjoks,dhimbje koke etj pasi këto situata mund të rrisin rrezikun për komplikime më serioze.