MENU
klinika

Akuzat

Kush është Klement Balili, si dështuan 15 operacione policore për kapjen e tij

15.01.2019 - 16:30

Klement Balili kishte mbi 2 vite në arrati. Ai u shpall në kërkim që prej muajit dhjetor të vitit 2016. Policia e Shtetit ka zhvilluar 15 operacione për kapjen e tij, por nuk janë finalizuar me sukses. Shpesh ato janë dekonspiruar.

43-vjeçari u prezantua nga mediat greke si ‘Escobari i Ballkanit’, ndërkohë që në Shqipëri ai ka qenë për 2 vite Drejtor i Drejtorisë së Transporteve në qytetin e Sarandës në 2016, emëruar nga LSI-ja.

Pikërisht në 2016-tën, mediat greke pohuan se një sasi prej 700 kilogram Cannabis Sativa që u sekuestrua asokohe në vendin helen, i përkiste Kelment Balilit. E pikërisht këtë vit nisi edhe historia e Balilit.

Hetimi ndaj tij në Greqi, është bërë nga “DEA” amerikane dhe policia greke, asistuar edhe nga policia shqiptare.

Emri i Balilit ishte në qendër të deklaratave të ish-Ambasadorit amerikan Donald Lu. Ai e quajti “magjistari” Klement Balili, ndërsa ka vënë para përgjegjësisë policinë për moskapjen e tij.

operacioni per kelmend-balili-konica.al

Lu me 14 dhjetor 2016: Kam nxitur prej 7 muajsh arrestimin. Perse policia nuk e kap Balilin?

Lu me 5 korrik 2018: Deshtim i qeverise, prokurorise dhe policise.

Por, për kryeministrin Rama, arrestimi i tij nuk ka qenë i lehtë.

Rama me 5 korrik 2018: Nuk është i thjeshte arrestimi. Politika e bëri Drejtor.

Rama me 15 tetor 2018: Të mos presim që Balilin ta kapë Balilin.

Në të vetmen dalje publike në vitin 2016, Balili ka mohuar akuzat e drejtësisë greke e më pas ai u arratis, pasi u shpall në kërkim.

Klement Balili njihet si pronar i disa bizneseve duke filluar nga “Santa Quaranta” në Sarandë, hotel “Olivia” në bregdetin e Butrintit, ndërkohë që së bashku me vëllezërit e tij ka qenë pronar i shoqërisë së sigurisë private “Balili shpk” në qarkun e Vlorës dhe disa bizneseve të tjera.

Të gjitha këto asete u bllokuan, pas shpalljes në kërkim.