Zona e Grykë Lumit në Tale të Lezhës është kthyer në një zonë “të shënjestruar” nga hajdutët.
Banorët janë shprehur të shqetësuar dhe të frikësuar për këtë fenomen ku së fundmi pre e grabitjeve ka rënë banesa e Zef Lalës, emigrant prej vitesh ne Greqi.
Babai i tij tregon se hajdutet kane hyre ne banese pa thyer dyer e dritare dhe kanë marrë rreth 7 mije euro materiale.
Brenda të njëjtës natë, Pjeter Lala tregon se janë thyer dhe vjedhur edhe disa banesa të tjera, ku grabitësit kanë marrë çfarë kanë gjetur.
Në këtë zonë ndodhin pothuajse çdo natë vjedhje dhe sipas banoreve ka munguar reagimi i policisë. Banorët shprehen se rastet e vjedhjeve janë denoncuar të gjitha por deri më tani nuk është kapur asnjë nga autorët që po ngjallin frikë e panik në këtë zonë.
Banoret ende shpresojnë që shteti të marrë situatën në kontroll për gjetjen e autoreve, në mënyrë që të rikthehet qetësia ne zonën e tyre dhe ata ta bëjnë gjumin e qetë.