MENU
klinika

Takimi në Davos

Liberalizimi i vizave për Kosovën/ Thaçi: Për ne si shtet i ri…

25.01.2019 - 12:53

Në një prononcim për mediat kosovare, presidenti Hashim Thaçi u shpreh se në Forumin Ekonomik të Davosit ka takuar komisionerin për zgjerim Johannes Hahn, ku kanë rënë dakort se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret për heqjen e regjimit të vizave nga Bashkimi Europian.

Thaçi gjatë fjalës së tij tha se disa shtete anëtare të BE-së në qershor do të kenë vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Forumi Ekonomik i Davosit është një mundësi e jashtëzakonshme për të gjitha vendet dhe gjithë liderët që marrin pjesë për t’i mbështetë vendet e tyre.

Pos asaj, përfaqësimi i Kosovës është në suazat e pjesëmarrjes në këto angazhime të liderëve botërorë, të shteteve më të fuqishme të botës.

Andaj për ne si shtet i ri, i mundësive të mëdha, ishte një rast unik për t’u takuar me liderë të ndryshëm të botës për të paraqitur të arriturat e Kosovës, mundësitë e shtetit tonë, në veçanti të komunikimeve tona me diplomatë të botës.

Forumi ekonomik këtu në Davos është forumi më i fuqishëm në botë dhe unë ndihem tepër mirë që shtetet e ndryshme e respektojnë dhe nderojnë Kosovën”, tha Thaçi.

"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi