Menu

Pezull prej tre vitesh

Ligji i ri i sigurimeve bëhet “telenovelë”

12.01.2019 - 12:03

Odiseja e ndryshimit të ligjit për sigurimin e detyrueshëm nuk të mbaruar. Megjithëse procesi i ndryshimit të ligjit ka nisur prej vitesh, ende nuk ka një projektligj të dërguar për miratim në Kuvendin e Shqipërisë.

Shkarkoni Aplikacionin e Konica.al

Qysh në vitin 2016, Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare përgatiti një projektligj, i cili qëndroi pezull për gati dy vjet dhe nuk gjeti dakordësinë e qeverisë. Në maj të vitit të kaluar, pas ndryshimeve në drejtimin e AMF-së, u përgatit një projektligj i ri.

Megjithatë, Ministria e Financave, institucioni që ka kompetencën ligjore për ta propozuar projektligjin, nuk e ka dërguar atë ende në parlament. Zvarritja mund të lidhet me kundërshtimet që kanë shprehut kompanitë e sigurimeve ndaj draftit të përgatitur nga AMF.

Ligji në fjalë është shumë i rëndësishëm për rregullimin e segmentit më të rëndësishëm të tregut të sigurimeve, atë të përgjegjësive motorrike ndaj palëve të treta. Sigurimi i brendshëm motorrik sjell më shumë se gjysmën e primeve të arkëtuara nga kompanitë shqiptare të sigurimeve.

Ligji i ri do të mundësojë aplikimin e sistemit bonus-malus, sipas të cilit primet e sigurimit të detyrueshëm të mjeteve do të paguhen në bazë të historikut të dëmeve.

Projektligji gjithashtu parashikon se primet e sigurimit të detyrueshëm motorrik duhet të miratohen nga AMF dhe nuk mund të ndryshojnë më shpesh se dy herë në vit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


3.6% për 9-mujorin

Sigurimet me rritje të dobët