MENU
klinika

Deklarata

LSI: Kërkesat e studentëve të kthehen në ndryshime ligjore

30.01.2019 - 10:00

Dy deputetët e LSI, Kejdi Mehmetaj dhe Floida Kërpaci, gjatë mbledhjes së Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, në të cilin u diskutua në parim pr.ligji për arsimin e lartë, kanë thënë se duhen ndryshime ligjore për të plotësuar kërkesat e studentëve.

Sipas deputeteve të LSI-së, qeveria nuk ka plotësuar kërkesat e studentëve dhe amendamentetet e propozuara nga LSI janë mundësia e duhur për zgjidhjen e çështjes.

kryemadhi lsi-konica.al
kryemadhi lsi-konica.al

Mehmetaj: Situata është që pas 51 ditësh, akoma kemi zyrtarë dhe përfaqësues të qeverisë që nuk trajtojnë problemet e studentëve, por merren me denigrimin e tyre. Një nga ministret vijoi dje fyerjet ndaj studentëve. Askush nuk shkon të shohë gjendjen e tyre shëndetësore. Raporti nga ministria dukej kokëfortësi e qeverisë në raport me zbatimin e kërkesave të studentëve dhe të pedagogëve. Hapësirat e reja për mësim janë vendime qesharake. Lajme ‘fake’ se një pjesë e vogël e studentëve bojkotuan protestën. Të gjithë studentët protestojnë në mënyrën e tyre. Duke shikuar ata studentë do të thotë se kemi shitur shpirtin tonë.

Kërpaçi: Kryeministri ka treguar që nuk e mban fjalën. Studentët u ngritën ndaj qeverisë që nuk i përfill. U ngritën ndaj tarifave të larta. Këto amendamente që i keni janë zgjidhja e asaj që studentët kërkojnë. Kërkesat e studentëve të kthehen në ndryshime ligjore. Pakti për Universitetin 3D është jo real. Të lëmë mënjanë denigrimin dhe shown, por të bashkohemi për të ardhmen tonë.