MENU
klinika

Hapja e punimeve të Konventës

LSI mbledh Konventën Kombëtare: Kurrë pazare me interesat e vendit

12.01.2019 - 12:32

LSI ka mbledhur sot Konvetën Kombëtare. Në çelje të punimeve zëvendëskryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama foli për misionin e partisë që përfaqëson.

“Mirëpo paska qenë misioni ynë historik. Asnjëherë nuk ka qenë pjesë e klaneve që kanë punuar për interesa të ndryshme. Po, ishim me studentët dhe ishim me studentët se jemi me Shqipërinë dhe rininë e këtij vendi.

Ata që ndjehen keq që LSI është forca e lirisë, le të shohin si projektohet fundi i agonisë së tyre. Ndaj edhe jemi në këtë Konventë, pasi kemi mbyllur një vit , ku shqiptarët e dinë mirë, se cila është ajo që duhet luftuar dhe mbështetur.

konventa kombetare e lsi-konica.al

LSI asnjeherë nuk ka bërë pazar me interesat e vendit, është caktuar si faktor i rëndësishëm uniteti kombëtar dhe shqiptarë. Ndaj edhe ne zgjodhëm që për hir të këtyre interesave të bëjmë edhe opozitën, humbën pushtetin, por fituam LSI-së, pa batakçijtë, pa hajdutët që janë në prehrin e pushtetit. Iu hapën petët lakrorit të korrupsionit dhe ju treguam shqiptarëve se në 4 vjet që ishim në pushtet, se cila ishte forca që fitoi nën hijen e LSI-së. Jemi këtu për t’u thënë shqiptarëve që jemi me ju, për të luftuar kundër të keqes”, u shpreh ai.