MENU
klinika

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal

Majlinda Bregu në Sarajevë në krye të detyrës së re

04.01.2019 - 10:51

Majlinda Bregu nis zyrtarisht punën si Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal

“Nuk do të jetë e lehtë, Do të jetë një sfidë si të notosh mes situatash të vështira ekonomike, shoqërore dhe politike.

Jam e bindur që ritmi i zhvillimit rajonal do të ndikojë në ritmin e integrimit tonë europian, për mua është një privilegj shumë i madh që do të drejtoj KBR ( RCC),po aq sa është një sfidë të cilën bashkë me përkushtimin e stafit të të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal shpresoj ta përballoj faqebardhë! “ shkruan Bregu në një status në facebook.

Ish deputetja demokrate nënvizon se në krye të këtij këshilli në zyrat e Sarajevës do të vijojë të jetë i suksesshëm.

majlinda-bregu-konica.al

“Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal ka qenë i suksesshëm në gjenerimin e një mbështetjeje të konsiderueshme për reformat në Europën Jug-Lindore, dhe kështu do vijojë të jetë!

kolana e librave

Për këtë arsye jam e bindur se së bashku, nën drejtimin politik të SEECP dhe mbështetjen e BE, duke përfshirë median, shoqërinë civile, ne do të përpiqemi të bëjmë zgjedhje tëmençura, që nxisin dialogun më të gjitha grupet në shoqëri.

E ardhmja e rajonit lidhet ngushtësisht me ndërlidhjen.

Integrimi i ekonomive tona në një treg të vetëm,lidhja e njerëzve dhe bashkëjetësa e vlerave; investimi në kapitalin njerëzor dhe intelektual, -cdo reformë lidhet me interesin tonë të përbashkët politik,atë të sigurisë dhe dukshëm me atë ekonomik.

Nuk është rastësore që nevoja për Europë në rajon është kaq e fuqishme.”