MENU
klinika

Konflikti 27-vjeçar

“Maqedonia e Veriut”, lëvizjet që do të bëjë tani Athina dhe Shkupi

27.01.2019 - 15:16

Pas një konflikti 27 vjeçar, marrëveshja historike e emrit të Maqedonisë u zgjidh me kapërcimin e pengesës së fundit, votimit në parlamentin grek dhe dritës jeshile të dhënë atje ujdisë që sërish nuk pranohet nga gati 2/3 e grekëve.

Deri në mbrëmjen përpara votimit, jashtë ndërtesës së Parlamentit pati përleshje të dhunshme e turma lëshoi fishekzjarre dhe flakadanë, duke lënë kështu të kuptohet se çfarë niveli pakënaqësie ka mes populatës për atë që politika e sheh si arritje historike.

Per Aleksis Tsipras, vulosja e paktit, nuk vjen pa kosto: Sondazhet tregojnë se kryeministri grek do t’i humbasë zgjedhjet e këtij viti. Arsyeja e një kundërshtie kaq të madhe në popull është provinca më të njëjtin emër në veri të shtetit Helen; grekët kane një krenari gati të egër për trashëgiminë e Aleksandrit të Madh dhe të atit, Filipit të dytë, dhe në të gjithë këtë ngërç, janë gërryer nga dyshimi i ambicieve të mundshme territoriale të vendit fqinj.

Por tani që pakti e mori dritën jeshile të Parlamentit grek, çfarë ndodh me Maqedoninë? Ajo do të bëhet republika e Maqedonisë së Veriut pas rreth dy javësh, kur sipas procedures, marrëveshja e Prespës duhet të hyjë në fuqi.

Presidenti grek duhet t’i vërë firmën e tij ligjit për ratifikimin e marrëveshjes së Prespës e ai të botohet në fletoren zyrtare. Publikimi do të bëhet të hënën, në 28 janar, dhe më këtë ligji bëhet zyrtar.

Më tej, Athinës do t’i duhet të njoftojë sekretarin e Përgjithshem te NATO-s se pakti është ratifikuar; ndryshimi i emrit do të bëhet përfundimtar pasi ambasadorët e aleancës veriatlantike të kenë firmosur në Bruksel anëtarësimin e saj dhe parlamenti grek ta ketë nënshkruar atë protokoll.

Zaev
Zaev

Greqisë do t’i kërkohet po ashtu të mbështesë dhe përpjekjet maqedonase për aderim në BE. Shkupit nga ana e tij, do t’i duhet të dërgojë shënim në Greqi dhe në OKB se marrëveshja hyn në fuqi. Pas pranimit zyrtar të emrit, zyrat e deri tanishmë për lidhje me Shkupin dhe Athinën do të shndërrohen në Ambasada. Një prej pikave më ambicjoze të ujdisë është dhe krijimi brenda një muaji i një “komisioni të përbashkët ndërdisiplinor ekspertësh“, i cili do të verifikojë nëse tekstet shkollore, harta dhe atlaset historike duhen rishikuar gjithashtu në të dy vendet.

Një proçes i tillë me të gjithë gjasat ka për të qenë mjaft sfidues për shkak të ngjyrimeve të dhëna nga palët dhe variantet e mbështetura prej tyre të së vërtetës.

“Të bëhet një traktat i paqes Kosovë - Serbi”

Sinjalet për sulme në Veri, ministri Maqendonci ngre alarmin

"Të shqetësuar për përdorimin e termit “maqedonas verior”!"

Censi/ Reagon ashpër Shkupi: Të dhënat për minoritetin etnik s’janë të sakta!

“Nuk ka minoritet bullgar, të ribëhet regjistrimi“

Maqedonasit, kundër censit në Shqipëri