MENU
klinika

Deklarata

Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Thaçi: Rusia përkrah idenë…

20.01.2019 - 15:35

Në një intervistë për për agjencinë austriake të lajmeve ‘APA’, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka folur për marrëveshjen me Serbinë.

Thaçi i mëshoi faktit se ideja e shkëmbit të territoreve është mundësi e mirë për të dy vendet dhe se kjo mundësi tani po mbështetet edhe nga presidenti rus Vladimir Putin.

Presidenti i Kosovës gjithashtu tha se arritja e një marrëveshjeje do e çonte Kosovën një hap më afër anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe NATO.

“Është një risi që Rusia do të mbështesë një marrëveshje, që do të jetë e pranueshme për të dyja palët. Në të kaluarën nuk ka ekzistuar një vullnet kaq i madh, dhe nëse ne nuk e shfrytëzojmë këtë mundësi, atëherë qytetarët do të vuajnë në dekadat e ardhshme”, ka shtuar ai.

"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi