Maqedonnia do të fillojë zyrarisht zbatimin e emrit “Republika e Maqedonisë së Veriut” të hënën.
Pas ratifikimit të marrëveshjes për anëtarësim në NATO në Parlamentin grek, zbatimi i emrit do të nisë te tabelat kufitare, te ato të institucioneve dhe organve të pushtetit qëndror dhe lokal.
Ndryshimet do të jenë në përputhje me ligjin për gjuhët.
Vendet anëtare të NATO kanë nisur të ratifikojnë protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.
Bullgaria është vendi i parë që ka miratuar protokollin ndërsa më 8 shkurt pritet që të njëjtin ta ratifikojë edhe parlamenti i Greqisë.
“Këto masa rregullojnë zbatimin e emrit të ri Kushtetues, Republika e Maqedonisë së Veriut. Në përputhje me vendimet e Qeverisë, ministritë përkatëse, organet shtetërore dhe institucionet, ndërmarrjet publike dhe shoqatat aksionare në kuadër të shtetit, në përputhje me afatin e paraparë për fuqizimin e amendamenteve do të detyrohen të bëjnë ndërrimin e tabelave në vendkalimet kufitare, përfaqësitë diplomatike dhe konsulare si dhe në hyrjet e institucioneve.
Shqiptarët janë 20 për qind në nivel shtetëror. Në përputhje me Ligjin për përdorimin e gjuhëve, të gjitha ndryshimet do të harmonizohen me dispozitat e ligjit”, u shpreh Mile Boshnjakovski, zëdhënës i qeverisë.