MENU
klinika

Vijon ngujimi

Mbi 200 studentë futen brenda në Fakultetin e Ekonomisë

13.01.2019 - 19:13

Prej 4 ditësh, studentët e fakulteteve kryesore në Tiranë vijojnë ngujimin në shenjë proteste për plotësimin e kërkesave të tyre.

Një pjesë e studenteve kanë mbetur të bllokuar për më shumë se 48 orë në fakultete, pasi dyert kanë qenë të mbyllura.

Mbrëmjen e sotme në fakultetin e Ekonomikut mbi 200 studentë u janë bashkuar studentëve të tjerë të cilët vijonin ngujimin në ambientet e brendshme të këtij institucioni.

ngujohen studentet e ekonomise-konica.al

Ndonëse dera kryesore e fakultetit ishte e mbyllur me dryn, punonjësit e sigurisë dhe policia e shtetit e gjendur para një numri të madh studentësh kanë vendosur të hapin portën dhe të lejojnë studentët të futen brenda.

Studentët pjesëmarrës edhe nga fakultetet e tjera të Universitetit të Tiranës pritet të bëjnë një mbledhje për të vendosur se çfarë do të bëhet me protestën e tyre në ditët në vijim.