Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike pritet të mblidhet gjatë ditës së sotme, ku si rend dite do të jenë dy çështje të rëndësishme.
Bëhet fjalë për zgjedhjen e Kryesisë së re të partisë dhe diskutime për gjendjen politike në vend.
Ditën e djeshme kryedemokrati Lulzim Basha në një deklaratë për mediat zbuloi emrat e 15 kadidatëve për Këshillin Kombëtar.
Ai bëri me dije se 15 anëtarët e propozuar do të zgjidhen me votë direkte nga Këshilli Kombëtar.
Në emrat e propozuar ajo që spikati ishte rikthimi i fuqishëm i ish-presidentit Nishani në PD.
Emrin e tij kreu i Partisë Demokratike, Basha e ka propozuar si Kryetar i Këshillit Kombëtar.
“Ditën e nesërme mblidhet Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, i cili në rendin e ditës ka dy çështje shumë të rëndësishme.
Së pari, zgjedhjen e Kryesisë së re të Partisë Demokratike, pikë e rendit të ditës që përfshin, po ashtu, zgjedhjen e sekretariatit ekzekutiv dhe sekretarëve funksionalë, si edhe disa të funksioneve të tjera statutore. Pika e dytë e rendit të ditës ka të bëjë me diskutimin për gjendjen politike në vend dhe marrjen e vendimeve politike nga organi më i lartë vendimmarrës Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike.
Në ndryshim nga tradita e herëve të tjera, kam vendosur sot të shpalos para jush, propozimet që Kryetari i Partisë Demokratike në bazë të statutit i bën Këshillit Kombëtar, për funksionet e sipërpërmendura”, deklaroi Basha dje para mediave.
15 emrat e propozuar:
Agron Shehaj
Aldo Bumci
Arben Beqiri
Arben Ibro
Avenir Peka
Bardh Spahia
Besart Kadia
Dhurata Cupi
Dritan Shano
Dorjan Gjonmarkaj
Endri Hasa
Enkelejd Alibeaj
Enkelejda Sallaku
Enno Bozdo
Enri Ceno
Ervin Salianji
Fatbardh Kadilli
Fatbardha Kadiu
Fatbardh Sallaku
Fitim Zekthi
Flamur Hoxha
Flamur Noka
Florjon Mima
Gazmend Koduzi
Genc Pollo
Gent Strazimiri
Genti Malko
Gerti Bogdani
Grida Duma
Izmira Ulqinaku
Jamarber Malltezi
Jorida Tabaku
Kastriot Sulka
Klevis Balliu
Kreshnik Collaku
Ledina Mandia
Luciano Boci
Lindita Metaliaj
Mateo Spaho
Nada Mecorapja
Nevila Xhindi
Ndricim Mehmeti
Oerd Bylykbashi
Orjola Pampuri
Roland Bejko
Rudina Hajdari
Tomorr Alizoti
Tritan Shehu
Valentina Duka
Xhemal Gjunkshi
Sekretariati organizativ:
Gazment Bardhi – Dorjan Teliti, Sekretar i Pergjithshem
Clirim Gjata – Marinela Ziu, Sekretar per Ceshtjet Ligjore
Sahit Dollapi – Lulzim Omuri, Sekretar Organizativ
Ivi Kaso – Dorjan Gjonmarkaj, Sekretar per Ceshtjet Zgjedhore
Ervin Minarolli – Minushe Lazaj, Sekretar per Burimet Njerezore
Propozime për organe statutore:
Bujar Nishani – Kryetar i Keshillit Kombetar
Halim Kosova Kryetar i Komisionit te Integritetit dhe Etikes
Jemin Gjana Kryetar i Komisionit Zgjedhor
Arben Ristani Kryetar i Komisionit te Apelimit
Alfred Rushaj Kryetar i Bordit Financiar
Kërkesë për votëbesim:
Edi Paloka – Nenkryetar
Edmond Spaho – Nenkryetar
Anëtarë të kryesisë:
Kryetarja e LDG Albana Vokshi
Kryetari i FRPD Belind Kellici