Ditën e sotme mblidhet Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare.
Seanca do të zhvillohet në orën 17:00 dhe shënon hapjen e IV të Legjislaturës së IX.
Në këtë seancë, ndër të tjerat, do të bëhet votimi i dekretit të Presidentit për shkarkimin nga detyra të Ditmir Bushatit dhe emërimin në vend të tij të Kryeministrit Edi Rama, si Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme.
Tashmë Rama do të votohet në Kuvend dhe do të përballet me Ilir Metën në Presidencë ku i duhet të betohet se do të kryejë detyrën me përkushtim.
Gjatë kësaj seance pritet të votohet dekreti i Presidentit për shkarkimin e Ditmir Bushatit.
Në vend të Bushatit pritet emërimi i kryeministrit Edi Rama si ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.