MENU
klinika

Njoftimi

Mblidhet sot Qeveria e Kosovës, ç’do diskutohet

22.01.2019 - 09:55

Mblidhet sot qeveria e Kosovës. Sipas një njoftimi zyrtar, dalë nga zyra e kryeministrit Haradinaj bëhet me dije se mbledhja do të nisë rreth orës 14:00.

A do të diskutohet për taksën 100% ndaj mallrave të Serbisë? Në njoftimin zyrtar për mediat nuk është bërë e ditur se për çfarë do të diskutohet.

Ndërkohë, po sot kryeministri Haradinaj do të zhvillojë një takim me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett.

Takimi është thirrur nga kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe mësohet se në takim do të bisedohet për taksën ndaj Serbisë.