Ne të gjithë e humbasin çdo ditë ujin e trupit me anë të djersës, lotët, urinën etj. Ne zakonisht ia zëvendësojmë këtë lëng trupit dhe kripërat që ai përmban përmes dietës sonë të rregullt.
Ndonjëherë, humbasim sasi të mëdha uji dhe kripërash. Kjo mund të ndodhë kur kemi ethe, diarre, vjellje ose gjatë periudhave të gjata të stërvitjes që djersijmë më shumë.
Nëse nuk mund të zëvendësojmë lëngun që kemi humbur, trupi mund të bëhet i dehidratuar.
Dehidrimi mund të ndodhë kur nuk konsumohen lëngje të mjaftueshme. Gjithashtu trupi mund të dehidratohet nëse humbasim shumë lëngje përmes të vjellave, diarresë, ose të dyja së bashku.
Shenjat dhe simptomat:
Dehidratimi i butë :
-Gjuhë e thatë;
-Qarje me pak ose pa lot;
-Nuk ka urinim për 8 orë;
Dehidratimi i rëndë:
-Goja shumë e thatë;
-Lëkurë e thatë ose etë rrudhosur (sidomos në bark dhe tek krahët dhe duart );
-Pasiviteti ose zvogëlimi i përqëndrimit dhe përgjumja e tepruar;
-Lëkura e zbehtë;
-Nuk urinon për më shumë së 8 orë;
-Frymëmarrje të thella dhe të shpejta;
-Pulsi i dobët;
Dehidratimi i butë shpesh mund të trajtohet në shtëpi. Nëse keni diarre, por jo të vjella, vazhdoni të ushqeheni me një dietë normale. Nëse keni të vjella, ndalo produktet e qumështit dhe ushqimet e ngurta.
Shkoni menjëherë tek mjeku nëse:
-Keni shenja të dehidrimit të rëndë;
-Nuk keni urinë;
-Keni të vjella ose diarrë të vazhdueshme;
-Parandalimin:
Larja e duarve mirë dhe shpesh mund të ndihmojë në parandalimin e shumë sëmundjeve që mund të çojnë në dehidrim.
Inkurajoni marrjen e sasive të shpeshta dhe të vogla të lëngjeve gjatë sëmundjeve për të parandaluar dehidrimin.
Nëse keni të vjellja, përdorni vetëm lëngje natyrale për tu rihidratuar.