MENU
klinika

Delegoi kompetencat

Meta: Leskaj në krye të KLSH-së deri në zgjedhjet e reja

09.01.2019 - 19:36

Presidenti Ilir Meta kërkon që Bujar Leskaj të qëndrojë në krye të KLSH-së deri në zgjedhjen e kryetarit të ri.

letra-konica.al

“Për sa i takon ushtrimit të mandatit si Kryetar I Kontrollit të Lartë të Shtetit pas përfundimit të afatit 7-vjeccar të tij, kjo çështje është e zgjidhur nga vet ligji nr 154/2014 ‘Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shteti’ ku në nenin 24 parashikohet shprehimisht se: “Pas përfundimit të mandatit të Kryetarit të Lartë të Kontrollit të Shtetit, ky I fundit qëndron në detyrë deri në zgjedhjen e Kryetarit të Ri”, thuhet ndër të tjera në një letër që Presidenti Ilir Meta i ka dërguar Leskajt, dhe për dijeni të kryeparlamentarit Gramoz Ruçi.

letra-konica.al

Letra vjen pasi Leskaj, pas përfundimit të mandatit, i delegoi kompetencat e Kryetarit të këtij institucioni, zv/Kryetares së KLSH-së, Lindita Milo.