MENU
klinika

Presidenti takon Kelmendin

Meta pret kampionen olimpike të Kosovës

18.01.2019 - 17:06

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka pritur ditën e sotme kampionen e xhudos nga Kosova, Majlinda Kelmendi. Ky takim ka qenë në kuadër të përgatitjeve për Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Meta ka uruar sportistët e Kosovës për pasjen e sukseseve në garat e ardhshme:

Një takim i ngrohtë me krenarinë e sportit shqiptar, Majlinda Kelmendi dhe kampionët e xhudos nga Kosova, Shpat Zeka, Erza Muminoviq e Akil Gjakova dhe trajnerin e tyre të mirënjohur Driton Kuka, ambasadorët e shkëlqyer të vlerave më të mira njerëzore e sportive të kombit shqiptar në botë.

Iu urova shumë suksese në stërvitjen që kanë nisur për Lojrat Olimpike ‘Tokyo 2020’, besimplotë se do arrijnë të ngrenë lart flamurin e Kosovës.

ilir meta majlinda kelmendi
ilir meta majlinda kelmendi

Majlinda, Distria, Nora, Erza, Akili, Shpati e shumë sportistë të tjerë janë motiv krenarie dhe model suksesi e frymëzimi për fëmijët e të gjithë të rinjtë shqiptarë.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN