MENU
klinika

Profil

Mimoza një 51 vjeçare ende ‘llasticë’

29.01.2019 - 18:37

Të gjithë e mbajmë mend personazhin aq tërheqës të Mimoza Llasticës, vogëlushes 7-vjeçare, tekanjoze.

Mimoza është një vajzë e vogël kryeneçe dhe e përkëdhelur që jeton në mes të një kujdesi të tepruar. Ajo ka gjyshen e vet në dispozicion dhe i dëbon vazhdimisht nga shtëpia shoqet dhe shokët e saj u prish atyre të gjithë lodrat deri sa mbetet e vetme dhe e penduar vetëm me kukullën.

E izoluar nga vetmia dhe nga zilia që shikonte shoqet e tjera të gjitha bashkë ajo mundohej të shkatërronte dhe këtë shoqëri të shoqeve, por një ditë një murator që punonte pranë pallatit të vajzave e kuptoi sjelljen e vajzës dhe me të folurën e tij të ëmbël arriti ta bindë e ta këshillojë vajzën të ishte tolerante dhe e thjeshtë. Vajza e kuptoi gabimin dhe u bashkua me shoqet e saj dhe ndryshoi shumë.

Kjo ishte pak a shumë historia e Mimozës, dhe mbase jo gjithkush e di qe emri i saj i vertetë është Zhaklina Dhimojani.

E larguar që në vitin 1990 nga Shqipëria, publiku nuk e njeh më portretin e saj, por sigurisht që mban mend mirë, vajzën llastice qe ajo interpretonte në një prej filmave më të dashur shqiptarë.

Kjo është Mimoza tani dhe askush nuk do e besonte tani që ajo i ka kaluar të pesedhjetat.

Aktorja Zhaklina Dhimojani, sot jeton në Bern të Zvicrës së bashku me bashkëshortin jurist dhe vajzën e saj Alexa.

Ajo tashmë është shkëputur nga bota e kinemasë dhe ka marrë një drejtim komplet tjetër, duke punuar fillimisht si përkthyese në zyrën Federale të Refugjatëve në Itali dhe më pas e angazhuar si organizatore e koncerteve me muzikë klasike në Zvicër.

 

M.H

Meli Qena: Është peridha më e ndritshme e jetës time

40 vjetori i themelimit të Teatrit ‘Dodona’

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!