Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi zyrtar ka bërë me dije se vendimin e Urdhërit të Stomatologut për dyfishimin e shërbimeve dentare e ka dërguar në gjykatë.
Ministria e Shëndetësisë e ka cilësuar Urdhërin e Stomatologut si të paaplikueshëm dhe thotë se nuk ka tagër ligjor.
Njoftimi:
Pas kundërshtisë në votimin për vendosjen e tarifave për shërbimet dentare, Ministria e Shëndetësisë ka ndërmarrë një tjetër hap për të bllokuar vendimin e Urdhrit të Stomatologut për rritjen e tarifave:
Dërgimin në gjykatë të këtij vendimi, me argumentin se nuk është tagër i Urdhrit të Stomatologut.
Nuk do të ketë rritje tarifash sepse vendimi i urdhrit të stomatologëve është i paaplikueshëm.