MENU
klinika

Kuriozitete kulturore

Moxarti, çfarë duhet të dimë rreth tij?

16.01.2019 - 15:09

Moxarti është një nga kompozitorët më të famshëm të shekullit 18 që në dimesionin e tij muzikor ishte një gjeni i papërsëritshëm i muzikës. Ai e tregoi veten që në fëmijërinë e hershme dhe habiti, si oborrin mbretëror francez, deri te të gjitha sallonet europiane të kohës.

Një nga fenomenet më të jashtzakonshme dhe një personalitet e muzikës klasike që ka, si drithijet e veta, edhe kuriozitete që janë mjaft interesante për publikun. Po rreshtojmë disa prej tyre:

Ishte një frankomason

Moxarti u anëtarësua tek Frankomasonët e Vjenës në dhjetor 1784 dhe historia e ka nënvlerësuar për përzierjen me masonë të ndryshëm dhe anëtarë të Iluminatit. Në të vërtetë, një prej klientëve të Moxartit, Joseph von Sonnenfels, ishte udhëheqës i Iluminatit të Vjenës në të gjitha shëmbëlltyrat, dhe Moxarti kompozoi kantatën e  tij “Die Maurerfreude” (Hareja e Masonëve) K.471 për një event ku shoku dhe përkrahësi i tij Mason Ignaz von Lindur u nderua nga perandori Jozef II. Disa prej veprave të mirënjohura të Moxartit, përfshirë “The Magic Flute K.620” dhe kantata “Dir Seele des Weltalls, K.429” janë frymëzuar nga Masoneria.

Kishte sensin e humorit skatologjik

Letrat e Moxartit zbulojnë një sens humori më tepër fëminor, sesa mund të pres dikush nga një gjeni i muzikës klasike. Në të vërtetë, letrat mes kompozitorit dhe kushëririt të tij 19-vjeçar zbulojnë një sens humori të pështirë, njëra daton 5 nëntor 1777, duke përfshirë një pasazh ku Moxarti shkruan: “Po, me dashurinë e lëkurës sime, unë të dh… turirin, që të të rrjedhë poshtë mjekrës”.

Më vonë, në të njëjtën letër, kompozitori i ri zbulon: “Oh, të ndenjurat më kanë marrë zjarr! Cili është kuptimi i kësaj? Ndoshta të pëgërët dëshiron të dalë?” Shumë informacione, Ëolfgang Amadeus, shumë informacione.

Moxarti rridhte nga një familje muzikantësh

Babai i Moxartit, violinisti dhe kompozitori Leopold, ishte zëvendës dirigjent në orkestrën e Kryepeshkopit të Salzburgut dhe autor i librit të porsalindur për të luajtur violinë në atë epokë Versuch einer grundlichen Violinschule. Ai e inkurajoi Moxartin të ndjekë talentin që në fëmijëri, kur ishte ende tre vjeç, djali filloi të zgjedhë akordet e pianos dhe, në pesë, filloi të improvizonte minuetat në tastierë.

Në të vërtetë, Leopoldi ndonjëherë është kritikuar për shfrytëzimin e talentit të jashtëzakonshëm të të birit për para dhe famë, siç bëjnë në ditët tona baballarët e futbollistëve të famshëm ose të ngjashme.

Moxarti ishte një nga dy fëmijët, të cilët i mbijetuan fëmijërisë

Leopoldi dhe Anna Marie Mozart kishin shtatë fëmijë, por vetëm dy mbijetuan nga foshnjëria: Maria Anna (me emrin Nannerl) dhe Wolfgang Amadeus, i cili ishte më i vogli. Maria Anna ishte gjithashtu një muzikante, pasi kishte filluar të mësonte tastierë me të atin në moshën shtatë vjeçare.

Motra e Mozartit mund të ishte një gjeni po aq sa edhe i vëlla

Vajza e Leopold Mozartit, Maria Anna, ishte një klaviçembale e shkëlqyer dhe pianiste e përkryer. Ajo ishte ekspozuar edhe me vëllain e saj më të vogël, si një figurë muzikore në vitet e para.

Kjo ishte derisa (ndodhi që të lindte femër) nuk i lejohej të tregonte talentet e saj artistike së bashku me vëllain, sepse ajo kishte arritur moshën për t’u martuar dhe për një grua nuk ishte e hijshme të ndiqte një jetë në publik.

 Mozart mori titullin e kalorsiakut që në moshën 14-vjeçare, por rrallëherë e përdorte këtë titull

Në vitin 1770, kur ai ishte ende adoleshent, Moxartit iu dha Urdhi i Papelit të Spursit të Golden Spur. Babai i tij e bëri të nënshkruante kompozimet e tij me “Cavaliere Amadeo” për një kohë, por Moxarti shpejt hoqi dorë nga formaliteti.

Moxarti kalonte shumë kohë në tavolinën e bilardos

Kur kishte kohën e joprokutivitetit artistik, Moxarti pëlqente të kënaqej në bilardo dhe lojën me birila. Ndoshta rrotullimi i topave shoqëronte edhe rrotullimin e vazhdueshëm të mendjes së tij muzikore. Në të vërtetë, historia e ka hedhur poshtë se meloditë e plota moxartiane e merrnin shtysën nga loja. Moxarti preferonte të luante vetëm.

Ai eksperimentoi me shumë tonalitete, kohë më parë se Benjamin Britten, John Cage

Disa nga veprat e Moxartit, duke përfshirë “Një shaka muzikore, K.522”, përfshijnë disonanca dhe përdorimin e çelësave të ndryshëm muzikorë në të njëjtën kohë. Këto janë teknika që do t’i hasim tek kompozitorët më modernë si John Cage dhe Benjamin Britten.

I adhuronte kafshët

Moxartët kishin një qen të quajtur Bimberl dhe midis shumë nënshkrimeve ekstravagante të Wolfgangut është një në dhjetor 1774 ku shkruan: “Lamtumirë! Një mijë puthje Bimberl”. Kjo na kënaq, kur imagjinojmë që Moxarti është duke u argëtuar nëpër rrugë me Bimberlin, njëherazi duke kënduar një nga meloditë e tij të gëzuara, para se të hidhej në një kafene për një dorë bilardo.

Ekziston një bretkocë me emrin Moxart

“Eleutherodactylus Amadeus” është një specie e bretkosave haitiane, frymëzuar nga Moxarti, për spektrin e mrekullueshëm të frekuencave të zërit që prodhon dhe ngjashmërinë midis këtyre dhe shënimeve muzikore. Pandehej si specje e zhdukur në vitin 1991, por në vitin 2011 u raportua për rizbulimin e tyre. Jo vetëm bretkosa, por ka edhe kafene, orkestra, ëmbëlsira të shumta, madje edhe asteroide të emërtuara në nder të Moxartit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Poezi nga Ismail Kadare

Në kohën kur të desha!

“La Traviata”, 82 vite më parë

Opera e parë që u vu në skenën shqiptare

“Në kufi, një berberhane dhe një dyqan veshjesh…”

Rregullat e rrepta për turistët që hynin në Shqipëri

Si u fut në industri me zërin e mrekullueshëm

13 vjet nga vdekja e Amy Winehouse