MENU
klinika

Tenis

Nadal rrezikon praninë në “Australian Open”

04.01.2019 - 16:27

Një lajm i hidhur për të apasionuarit e tenisit. Spanjolli Rafael Nadal është tërhequr nga turneu i Brisbane (Australi), ku do të debutonte në raundin e dytë. Një vendim disi i papritur i tenistit spanjoll, numri 2 në botë, që rrezikon pjesëmarrjen edhe në grand slam të Australian Open, që nis pas 10 ditësh.

Shkaku i tërheqjes është një problem muskulor në kofshën e majtë. Nadal mori pjesë në turnen “shoë” të Abu Dhabi pak ditë më parë, ku u mund që në ndeshjen e parë dhe pas tërheqjes deklaroi se mund të mungonte në turneun australian, pasi nuk është ende gati.

Gjatë 2018-ës, Nadal mori pjesë vetëm në 9 turne dhe nuk luan në një ndeshje zyrtare që prej shtatorit, në US Open.

U tërhoqa pasi nuk doja të rrezikoja pjesëmarrjen time në Australian Open. Rezonanca evidentoi një problem të vogël. Më vjen keq, pasi ndihesha mirë, por mjekët më këshilluan që të qëndroja pushim, në mënyrë që të rikuperoja për turneun e Melburnit”, – tha Nadal.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Tenisti projekton të ardhmen

Nadal, presidenti i Real Madrid pas Perez?