MENU
klinika

“Hollywood” në zi

Ndahet nga jeta aktori i “The Terminator”

31.01.2019 - 13:46

Aktori që ka luajtur në filmin e famshëm “The Terminator” është ndarë nga jeta në moshën 90-vjeçare.

Dick Miller, i cili ka luajtur edhe në filmin “Gremlins” në rolin e Murray Futterman në filmin horror, u nda nga jeta pas një karriere gati 60 vjeçare në Hollywood.

Miller ka luajtur në mbi 180 filma dhe shfaqje televizive, duke përfshirë The Burbs, Fame, The Howling dhe Piranha, që nga debutimi i tij në vitet 1950.