MENU
klinika

Kontribuoi deri në moshën e pensionit

Shuhet themeluesi i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore

18.01.2019 - 17:38

U nda nga Jeta Tom Nikolla një nga themeluesit e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore.

Tom Nikolla është një prej këngëtarëve shumë i dashur për publikun dhe me kontribut të rëndësishëm për futjen e këngës me çifteli në muzikën qytetare shqiptare bashkëkohëse. Që në moshë të re spikati dhe fitoi çmim ndërkombëtar për këngën folklorike në vitin 1957.

Më vonë ishte një nga themeluesit e Ansamblit Shtetëror te Këngëve dhe Valleve Popullore ku kontribuoj deri ne moshën e pensionit dhe në vazhdimësi.

Ishte njohës i folklorit dhe i muzikës popullore, prandaj fjala e tij në diskutime për këtë temë dëgjohej me interes.

Pati kolegë dhe këndoi së bashku me divat e këngës popullore si Drita Papajani, Luçije Miloti, Naile Hoxha. Toma me artin e tij ka korrur duartrokitje në Shqipëri dhe në disa vende të botës kur përkrah Ibrahim Tukiçit, Fitnete Rexhës, Vaçe Zelës, Xhevdet Hafizit e tjerë, dhanë koncerte duke përfaqësuar muzikën dhe folklorin tonë në mbarë botën.

Nuk e harroi asnjëherë rapsodinë, por e zhvilloi atë duke u bërë një nga përfaqësuesit më dinjitoz dhe i dashur me këngë patriotike që u rimorën dhe janë në repertorin e sotëm të shumë rapsodëve e grupeve muzikore në Shqipëri dhe Kosovë.

Poezi nga Ismail Kadare

Në kohën kur të desha!

“La Traviata”, 82 vite më parë

Opera e parë që u vu në skenën shqiptare

“Në kufi, një berberhane dhe një dyqan veshjesh…”

Rregullat e rrepta për turistët që hynin në Shqipëri

Si u fut në industri me zërin e mrekullueshëm

13 vjet nga vdekja e Amy Winehouse