19.01.2019 - 11:47
Lidhur me ndalimin e dy pjesëtarëve të FSK-së nga autoritetet serbe ka ardhur edhe reagimi i kryediplomatit Behgjet Pacolli.
Teksa e ka cilësuar ndalimin e pjesëtarëve si një kërcënim dhe frikësim të Serbisë ndaj pjesëtarëve serbë në Kosovë, i ka bërë thirrje BE-së të reagojë kundër ndalimit të tyre.
‘Ftoj BE-në që të reagojë menjëherë. Sapo u informova se dy pjesëtarë të Forcës së Sigurisë nga Komuniteti serb janë ndaluar nga policia serbe.
Dënoj në mënyrën më të fuqishme frikësimin e serbëve të Kosovës nga autoritet e Beogradit, kërcënime këto ndaj tyre për t’i bojkotuar Institucionet e Kosovës”, shkruan ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.