MENU
klinika

Nga Project Syndicate

Në një botë mishngrënësish gjeopolitikë, evropianët janë…

28.01.2019 - 13:07

Duke nënshkruar Traktatin e Aachen, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron kanë ndërmarrë një hap të rëndësishëm drejt forcimit të partneritetit franko-gjerman. Por, për aq kohë sa marrëveshja përjashton të gjitha vendet e tjera anëtare të BE-së, rrezikohet thellimi i ndarjeve të Evropës edhe më tej.

Nënshkrimi i fundit i Traktatit të Aachen na fton të reflektojmë se si roli i partneritetit franko-gjerman në Europë ka evoluar që kur të dy vendet për herë të parë miratuan një pakt bilateral bilateral, Traktatin e Élysée, më 1963.

Në thelb të Traktatit të Aachen është një plan për të formuar një Bashkim Evropian të Mbrojtjes. Kjo nuk është një ide e re. Propozime të ngjashme u diskutuan që nga viti 1950. Por në vitin 1954, formimi i një bashkimi të mbrojtjes, sipas Planit të Plevenit dhe Traktatit të Parisit, u refuzua nga Parlamenti Francez.

Sot, ka shumë debate në lidhje me integrimin evropian dhe është thelbësor për vizionin e vetë presidentit francez Emmanuel Macron për reformën e BE. Qëllimi i Francës sot është i njëjtë me atë në vitet 1960, kur donin të çlironin Gjermaninë dhe Bashkimin Europian nga ndikimi i madh i Amerikës.

Si një vazhdim i Traktatit të Élysée, Traktati i Aachenit mund të shikohet si një simbol i miqësisë franko-gjermane. Por, është për t’u shqetësuar se si marrëveshja e re do të perceptohet në kryeqytete të tjera evropiane.. Çfarë ndodhi ndonjëherë me parimin e sovranitetit dhe barazisë midis të gjitha shteteve anëtare të BE-së?

Për më tepër, Franca dhe Gjermania e shohin botën ndryshe.

Traktati i Élysée simbolizoi fundin e armiqësisë ndërmjet Gjermanisë dhe Francës. Por me Traktatin e Aachen, të dy vendet kanë shkuar përtej kësaj. Synimi i tyre tani është të parandalojnë ndarjet e brendshme të BE.

Për të qenë të sigurt, ka përçarje lidhur me çështjet e financimit dhe politikëbërjes ekonomike midis veriut dhe jugut. Shtetet e Perëndimit janë të shqetësuara për sundimin e ligjit në shtetet lindore dhe ato në veriperëndim duan të luftojnë korrupsionin, krimin e organizuar dhe qeverisjen e dobët në juglindje. Dhe projekti nuk parashikon zgjidhje për këto problem.

Franca dhe Gjermania kanë interesa të qarta. Ndërkohë që Gjermania kërkon anullimin e Brexit për të ruajtur ekuilibrin e brendshëm të BE, Franca mund ta shohë largimin e Britanisë si një mundësi për të rritur ndikimin e vet relativ politik, ekonomik dhe ushtarak brenda bllokut.

Në një botë mishngrënësish gjeopolitikë, evropianët janë vegjetarianë. Pa Britaninë e Madhe, ne do të bëhemi ndoshta pre.

Ajo që me të vërtetë ka rëndësi, nuk është “autonomia strategjike”, por ruajtja e sovranitetit evropian. Franca dhe Gjermania duhet që të dy të angazhohen për arritjen e këtij objektivi. Miqësia franko-gjermane është e nevojshme për Evropën, por jo e mjaftueshme…

Sigmar Gabriel, ish-Ministër i Jashtëm gjerman, është anëtar i Bundestagut./konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Më 22 janar nënshkruhet marrëveshja e re

Merkel-Macron “të pandashëm”/ Një traktat i ri mes vendeve