MENU
klinika

Detajet

Në pranga shqiptari i shumëkërkuar, trafikoi 2 ton drogë

27.01.2019 - 08:46

Mediat italiane bëjnë me dije se shqiptari i shumë kërkuar nga autoritetet italiane Armano Elezi është arrestuar nga policia shqiptare.

23-vjeçari ishte prej 3 vitesh në kërkim dhe akuzohet se është pjesë e një grupi që ka trafikuar 2 ton marijuanë përmes detit në vendin fqinj.

Ai është arrestuar gjatë një operacioni të përbashkët me policinë shqiptare, bëjnë me dije mediat italiane.

I riu në gusht të vitit 2016 i kishte shpëtuar policisë italiane, gjatë operacionit për arrestimin e trafikantëve që u kapën me 2 tonë marijuanë.

5 persona u kapën menjëherë nga policia e Ankonës dhe Pesaros, por njëri prej trafikantëve arriti të shpëtonte.

“23 vjeçari u arrestua në Shqipëri dhe pritet ekstradimi drejt Italisë, për të nisur gjyqin”, raportojnë mediat e vendit fqinj.