MENU
klinika

Cili dhunim? Pse?

I vetmi dhunim prone që tolerohej nga malësorët!

11.01.2019 - 14:08

Një nga paisjet bujqësore më të përdorura dhe më të fetishizuara ka qenë parmenda.

Pothuajse në të gjitha segmentet rurale të shoqërisë tradicionale shqiptare kanë funksionuar një numër i madh mitesh e legjendash që e mistifikonin në mënyrë të vëçantë këtë paisje.

Në disa krahina, e përfytyruar si qënie me shpirt, parmenda edhe flijohej siç flijoheshin disa kafshë të vlerësuara në mënyrë të veçantë si: gjeli, dashi etj. Por, ndodhte që familja fshatare në mëngjes ta shihte parmëndën të dhunuar, domethënë të zbërthyer në fshehtësi, në errësirën e natës nga një dorë e panjohur.

Një dhunim i tillë nuk provokonte zëmërimin dhe përpjeket e pronarit për të zbuluar dhe ndërshkuar dhunuesin, i cili sipas normave kulturore mbisunduese, me përjashtim të këtij misioni, nuk kishte të drejtë të futej në oborrin e shtëpisë së tjetrit, jo vetëm natën, por as edhe ditën pa lejen e të zotit të shtëpisë.

Pse tolerohej një dhunim i tillë i parmendës?

Në sfondin e bestytnive mjaft të përhapura ndër shqiptarët zbërthimi i parmendës nga një dorë e panjohur në errësirën e natës tolerohej nga pronari i saj, sepse nëpërmjet këtij veprimi ai simbolikisht merrte mesazhe me përmbajtje humane të spikatur, prej të cilave më kryesore ishin:

1- Dora që e kishte zbërthyer parmendën në fshehtësi, mund të ishte e një burri, gruaja e të cilit nuk lindte fëmijë. Ndër mjaft shqiptarë ishte e rrënjosur bestytnia se zbërthimi në fshehtësi i parmendës së një bashkëfshatari tjetër ndikonte që të shpërbëheshin pengesat që nuk e lejonin gruan e tij të lindte;

2- Veçanërisht në fshatrat e Malësisë së Shkodrës, të Pukës, të Tropojës etj, zbërthimi i parmendës në errësirën e natës, emetonte edhe mesazhin se këtë veprim e ka kryer ndonjë burrë i fshatit ose i krahinës, i cili synonte të çlironte ndonjë të afërm nga ndikimi i shpirtrave të këqinj;

 

3- Në segmentet rurale të shoqërisë paramoderne ka qenë mjaft e përhapur mendësia se edhe sëmundja e dhjamit shërohet nëpërmjet zbërthimit të parmendës së ndonjë bashkëfshatari natën e në fshehtësi;

4- Ndoshta, duke u bazuar në një farë analogjie së jashtmi, zbërthimi i parmendës konsiderohej si ilaç edhe për t’u zgjidhur gjuhën fëmijëve që nuk flisnin ose që u mbahej goja.

 

Zyhdi Dervishi “Lente të ndërveprimit simbolik”

Meli Qena: Është peridha më e ndritshme e jetës time

40 vjetori i themelimit të Teatrit ‘Dodona’

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!